Opinion nga Sazan Pezaj

“Kurrë se kisha menduar se Komandanti do të vijë në këtë gjendje theq të zinjt e ullirit që të bëjë simbolin e shqiponjës për ca vota plus.

Kjo flet shumë për gjendjen se si ndjehet Lideri i shqiptarëve dhe të subjektit që ,,doli nga lufta”.

Sikur mos të ishte komike do të ishte tragjike që edhe Presidenti kishte ardhur deri në Shkup për ta bërë shqiponjën. Por si duket ai e ka ushtruar mirë”.

“Në vendë se ti mashtroni këtë popull që e keni ,,hutuar” shumë mirë do të ishte Ai Presidenti që duket se Rama ,,nuk e bënë hesap” sikur të shkonit bashkë tek Zaevi e ti thoshit”:

“Çka u bë me ligjin e gjuhëve”?

“Si do të quhen shqiptarët sipas kushtetutës së re”?

“Sa janë investimet në venbanimet me shumicë shqiptare, aty ku Zaevi fitoi me vota shqiptare”?

“Komadanti ka obligim, sepse 15 vite thirret në emër të shqiptarve por edhe Presidenti e ka obligim kushtetues që të kujdeset për shqiptarët jashtë kufijve administrativ”.

“President, au takuat me ata shokët e vjetër (Koce Trajanovin) dhe pjesën tjetër të VMRO-DPMNE-së?

A të falënderun që lejuat ikjen e Gruevskit përmes Shqipërisë, që edhe pas gjithë atyre të tragjedive që ju ka shkaktuar shqiptarëve bashkë me shokun tuaj Aliun, Ju prap e ndihmuat”.