Komandanti i stacionit policor në Kamjan, Argjent Osmani ushtron presion dhe kërcënon banorët lokal të komunës së Bogovinës.

Informacionin deri në portalin tonë e përcollën disa qytetarë të shqetësuar, të cilët kërcënoheshin dhe frikësoheshin nga ana e policisë.

Përveç të komandantit Argjent Osmani, bashkëpuntor në shkeljen e kodit zgjedhor dhe të ligjit të policisë është edhe Vesel Denjali, të cilët bashkërisht akuzohen për shkelje të rënda ligjore.

Për rastin në fjalë dhe “terrorin” që këta dy policë ushtron mbi banorët e komunës së Bogovinës, janë njoftuar OSBE-ja, BE-ja dhe Ambasada amerikane. Osmani dhe Denjali rrezikojnë burgosje deri më 5 vjet, për keqpërdorim detyre dhe shkarkim nga puna./fol.mk/

©FOL