Koment: fol.mk

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së  Abdilaqim Ademi  vazhdon me avazin e mashtrimeve bombastike duke u munduar i shkreti nëpërmjet ca tabelave tua shpërlajë  edhe kësaj rradhe trurin shqiptarëve.  Ai në formë statistikore duke përdorur ca grafikon,  me sa duket qenka lodhur dhe paska dhënë  shumë mund   duke   u munduar   që  të ju ofroj   të dhëna ”sa më të sakta”, bile edhe në detaje    shqiptarëve se si   ai dhe partia e tij paskan bërë shumë investime, edhe atë  në sektorë të ndryshëm, konform platformës së titulluar ”1081 Mashtrimet e BDI-së” në periudhën 2014-2016.

  Ai në profilin e tij në fejsbuk ka shënuar shifrën e investimeve totale që sipas tij qenkan marramendëse, edhe atë në vend që ta rrumbullakësoj në 2 miliard euro,  ka shkruar  1.975.352.869  (ndoshta kjo sipas mendjes së  tij do  të dukej më e besueshme dhe    më bindëse për atë kategori të njerëzve që ua dedikon)!…

ademi invest

Është i kot  i gjithë ky mund,   sepse  nuk besoj se gjenë shqiptarë  në  këto hapsira  që të ju besoj fjalëve  të tua. Edhe ata me njohuritë më minimale nuk i hanë këto fore, prandaj  mos provo tua fyejsh intelegjencën njerëzve dukë plasuar  gënjeshtra që ju ka dalë boja. 

Të   pretendosh se ke investuar dy miliard euro,  dhe nga ana  tjetër  shqiptarët të vazhdojnë të  vuajn për ujë e  kanalizime, infrastrukturë rrugore, shkolla të shkatëruara, spitale të rrënuara, pa nxemje e pa shtretër,  kjo është vetëm mashtrim.

Nëse për një vit i tërë buxheti i shtetit nuk i kalon tre miliard euro, kur  dihet botërisht se nga ky buxhet rreth 1/3 e tij janë paga të administratës, 1/3 janë pensione e transfere tjera si puna e kredive, atëher  investime kapitale i bie të jenë dikund rreth 400 milion euro, kuptohet në tërë teritorin e shtetit. Kur ia shtojmë kësaj edhe koston  harxhimeve nga  projektit juaj madhështor   ”Shkupi 2014” , i bie se për ju nuk paska ngelur  as një qindarkë  për të investuar në projekte kapitale nga  ky buxhet (që e mbushin edhe shqiptarët), për venbanimet shqiptare.

 

Prandaj,  sa më të mëdhaja dhe  më bombastike janë  shifrat tuaja ,  aq më pak shqiptarët ju besojnë juve. Ju e keni dëshshmuar veten  gjithë këto vite duke rrjepur shqiptarët. Edhe ato pak gjëra të mira që janë bërë janë kontribut i vetë njerëzve që kanë ndarë nga buka e gojës, mjete për të krijuar disa kushte shumë elementare si ujë e kanalizime, që ju as që doni ti përmendni, por megjithatë ne do tua përkujtojm se ju  nga pafuqia e juaj për të tërheq mjete nga buxheti i shtetit në mënyrë të kundërligjshme  keni reketuar qyetarët duke u marrë para të majme, me anë të atij ”bashkëfinancimit” tuaj të famshëm nëpër komunat që ju menaxhoni!

Për fund për të qartësuar edhe opinionin se sigurisht janë shumë  të interesuar të dijnë, nëse në këto  projekte dhe shifra që ju i ndajtët me publikun është përfshirë edhe projekti i ”parkut” që  një kryetar i Komunës qw menaxhohet nga partia juaj  ka kërkuar mjete nga gurbetqarët për të realizuar projektin në fjalë.

 (Fotoja në vazhdim   është një dëshmi që vërteton  se pohimet e Sekretarit të përgjithshëm të BDI-së, se janë  vetëm mashtrime dhe për efekt elektorale.  Realiteti është i hidhur.  Kur edhe për një minipark kërkojn ndihmën e gurbetqarëve, këta janë për ti vajtuar G…Z…)

parkuautorizim

©fol.mk