Pas publikimit të gjetjeve për mazutin e rrezikshëm, Komisioni Rregullator për Energjetikë sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i KRRE-së, Marko Bislimovski.

“Pas përfundimit të kësaj paraqitje për media, KRRE menjëherë do të mbajë seancë të jashtëzakonshme. Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, do ta njoftojmë publikun dhe kompanitë dhe cilat procedura janë ndërmarrë nga KRRE-ja”, tha Bislimovska duke u përgjigjur në pyetjen se deri ku është procedura e marrjes së licencës së kompanive ku është vërtetuar parregullsi gjatë importit dhe prodhimit të mazutit, transmeton TV21.

Më shumë ujë se sa lejohet, nga gomat është prodhuar mazut – publikohen emrat e kompanive që bënë parregullsi