Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) gjatë ditës së sotme pritet të vendos për çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë deri të hënën e ardhshme.

Kujtojmë se javën e kaluar me vendim të KRRE-së, çmimi i benzinës u lirua për gjysmë derisa ai i dizelit për një denarë. Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga mesnata.