Në seancën që zgjati vetëm 25 minuta, Komisionit për çështje disiplinore dhe mandatore-imunitare i dha “ Aminin” kërkesës së Gjykatës Themelore Shkupi 1, për heqjen e imunitetit të 6 deputetëve të cilët ngarkohen me akuzën për përfshirje në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Me 5 vota “ pro” dhe asnjë “ kundër” apo “ të përmbajtur”, individualisht për secilin nga 6 deputetët Krste Mukovskit, Ljubco Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevskit, Lubco Dimovskit dhe Zhaklina Peshevska, komisioni në seancën e sotme e kaloi pikën e ditës. Kryetari i këtij komisioni Pavle Bogoevski, i propozoi Kuvendit që të miratojë masën e paraburgimit për emrat e lartë përmendur.

I vetmi që kërkoi fjalën para se të bëhej votimi ishte deputeti i LSDM-së Aleksandar Kiracovski. Ai tha se ligji duhet të vlejë për të gjithë, andaj sot edhe do të votojnë “pro” kërkesës së gjykatës me çka do të mundësohet që procedura të zbatohet në mënyrë të papenguar.
“Është njerëzore të falet, i kam falur deputetët, sepse edhe ata nuk kanë qenë të vetëdijshëm se çka bëjnë. Ata vet nuk do të jua falin atyre që ju kanë dhënë urdhër që të përfshihen në diçka të till. Ne jemi deputet ne nuk jemi në rolin e gjykatës, ligji duhet të vlejë për të gjithë njësoj”- tha Kiracovski.

Ku vendim u soll në mungesë të dëputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Pak orë pas përfundimit të seancës, nga partia e Nikolla Gruevskit reaguan përmes një komunikate ku thuhej se vendimin e komisionit nuk dëshiron ta njohë si legjitim, duke e quajtur Komisionit për çështje disiplinore dhe mandatore-imunitare, komision partiak të LSDM-së.

“Grupi parlamentar I VMRO dhe Koalicioni për Maqedoni më të mire, nuk dëshiron të t’u japë legjitimitet këtyre vendimeve të komisionit partiak të LSDM-së. Sot Komisionit për çështje disiplinore dhe mandatore-imunitare heshti dhe vetëm i dha “ Aminin” shkeljes së Kushtetutës dhe rregullit sipas të cilit funksionon Kuvendi I Republikës së Maqedonisë. LSDM-ja nuk dëshiron të ketë opozitë gjatë qeverisjes së saj, as në Kuvend dhe as jashtë tij. Ata janë të gatshëm të shkëlin Kuhstetutën, ligjet, rregulloren, të kompromentojnë të drejtat themelore të njeriut, të shkelin dinjitetin dhe nderin e të gjithë atyre që nuk mendojnë si ata.”- thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Gjatë ditës së sotme reaguan edhe ambasadori amerikan dhe ai i Britanisë të cilët porositën që procesi të jetë transparent dhe i paanëshëm duke shtuar se i ndjekin me vëmendje këto zhvillime të rëndësishme në vend.

“ Organizatorë duhet të mbajnë përgjegjesi për veprimet e tyre, por procesi duhet gjithashtu që të bëjë prezumim të plot të pafajësisë, kjo është pjesë e procesit. Sot parlamenti ka diskutim te rëndësishëm dhe do të luaj rolin e tij si organ pjesë e një shteti demokratik “- tha ambasadori Bejli pas takimit me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.

“Është e rëndësishme që të pastrohen procedurat institucione dhe procedurat përkatëse juridike me transparencë maksimale që të jetë e qartë për të gjithë se ligji aplikohet në mënyrë të paanshme”, thuhet në reagim e ambasadës së Britanisë.

Komisioni do të dërgojë vendimin e sotëm tek kryeparlamentari Talat Xhaferi, më pas ky i fundit duhet të njoftojë Kuvendin dhe diskutimin për heqjen e imunitetit të 6 deputetëve ta vendosë në rend dite./Almakos