Udhëheqësi i VMRO-DPMNE Nikola Gruevski, ka deponuar dorëheqje të pakthyeshme para Komitetit Qendror, në një seancë që u zhvillua mbrëmë. Komiteti Qendror e pranoi dorëheqjen e Nikolla Gruevskit nga funksioni i kryetarit, përcjell Fol.

100 anëtarët e Komitetit Qendror votuan për kongres të jashtëzakonshëm për të zgjedhur një kryetar të ri më 23 dhjetor, me 1 kundër dhe dhjetë votuan si të abstenuar.

Kongresi i jashtëzakonshëm do të mbahet më 22 dhe 23 dhjetor në Vallandovë, njoftoi sekretari i përgjithshëm i partisë, Hristian Mickovski.

Lista e delegatëve do të shpallet sonte në faqen e internetit të partisë. /Fol/