Nga Memet Memeti

Janë një numër i madh i kompanive si dhe banka që përfitojnë miliarda euro nga shqiptarët si klientë të tyre, por që nuk kanë asnjë të përfaqësuar në bordet udhëheqëse.

Përveç bordeve, shqiptarët janë shumë simbolikisht apo 0,1 e 0,01 për qind të përfaqësuar në menaxhmentin e tyre. Përveç këtyre dy shtyllave përfaqësimi i mjerueshëm është edhe në bankat, kryesisht në filialet në komunat shqiptare.

Një pjesë e këtyre kompanive të sektorit privat janë të privatizuara në mënyrë kriminale në vitet e 90-ta, të cilat gjenerojnë miliarda euro në vit nga konsumatori/klienti shqiptar.

Kush udhëheq, kush e mbikëqyr punën e këtyre kompanive dhe a duhet sado pak organet menaxhuese dhe punonjësit të reflektojnë strukturën e klientëve dhe a kanë përgjegjësi shoqërore korporative?

Si duket këto kompani mendojnë se JO?!

Strukturat Udhëheqëse dhe Mbikëqyrëse të kompanive me të suksesshme:

STB (Stopanska Banka): Bordi Udhëheqës dhe Bordi Mbikëqyrës: nga 11 anëtar 0 janë Shqiptar

Banka Komerciale (Komercijalna): Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës nga 10 anëtar 0 janë Shqiptar

NLB: Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës 9 anëtar vetëm 1 anëtar shqiptar

TTK: Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës nga 12 anetarë 0 janë shqiptar

Societe General (Ohridska): Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës nga 7 anëtar 0-Shqiptar

Silk Road: Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës nga 7 anëtar 0 Shqiptar

EVN: Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës 12 anëtar 0 Shqiptar

OKTA: Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës asnjë anëtar shqiptar

MAKPETROL:Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës asnjë anëtar shqiptar

ALKALOID: Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës 9 anëtar asnjë shqiptar

TELEKOM: Bordi i Drejtorëve 14 anëtar, vetëm 1 shqiptar

VIP: Asnjë shqiptar