Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi druan se në zgjedhjet e ardhshme lokale shqiptarët mund t’i humbin komunat shqiptare si Strugën, Kërçovën, Dibrën e Haraçinën.

Sipas tij, ky është një projektë i orkestruar mirë nga maqedonasit, por që PDSH-ja do përpiqet ta ndalojë, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Pushteti lokal është shumë i ndjeshëm dhe shumë i rëndësishëm unë mendoj se ne bashkërisht do të arrijmë që ta mobilizojmë popullin tonë që të çohet në këmbë. E keqja që i vjen  këtij populli është Ali Ahmeti dhe BDI-ja. PDSH-ja do ta jep kontributin e vërtet që të kthehet kjo politik e mbrapsht e BDI-së dhe Ali Ahmetit, por edhe këtyre partive tjera që e luajnë rolin e opozitës.”, theksoi Thaçi.

Sipas tij, situatat fillojnë të bëhen shumë serioze, duke shpresuar se nuk del kështu se si ai i parashikon këto zgjedhje.

“Mendoj se maqedonasit duan ta rrumbullakojnë një projekt dhe program që e kanë përgatitur, që ti fitojnë një pjesë të komunave shqiptare si Strugën, Kërçovën, Dibrën, Haraçinën, e kështu me radhë dhe kjo është jashtëzakonisht e dëmshme”, deklaroi kreu i PDSH-së, gjatë kuvendit zgjedhor në komunën e Zhelinës.

Thaçi theksoi se marrja e pushtetit lokal në këto zona shqiptare nënkupton marrjen e pushteti që ka kontakt direkt me qytetarët dhe me regjistrimin e popullsisë.

“Ata përgatiten për këtë regjistrim dhe në kuadër të këtij regjistrimi duan që mundësisht të na ndjerin neve sa më pak dhe të fitojnë të drejtën që të na quajnë pakicë. Ne bashkërisht,  deri në fund duhet të mundohemi që mos të ndodh ky plan, andaj duhet tu apelojmë krejt shqiptarëve që të çohen në këmbë, të dalin të votojnë, të votojnë PDSH-në, se nuk është vota lojë, vota është perspektivë e vërtet individuale, familjare dhe e gjithë popullit”, u shpreh ai.

Kuvendi i degës propozoi dhe për kandidat të mundshëm për Kryetar të komunës së Zhelinës u zgjodh, Sali Ajdini.(INA)