E diel, 19 Maj, 2024
Ballina Shëndetësi Komplikimet në tremujorin e tretë të shtatzënisë

Komplikimet në tremujorin e tretë të shtatzënisë

Disa simptoma që mund të keni në tremujorin e tretë mund të jenë zile paralajmëruese të një shtatzanie të rrezikshme.

Cilat janë ndërlikimet kryesore në tremujorin e tretë:

Komplikimet në tremujorin e tretë të shtatzënisë mund të jenë të ndryshme dhe duhet të jeni të vëmendshme ndaj simptomave që mund të tregojnë se fetusi dhe nëna janë në rrezik. Ekzaminimet dhe kontrollet janë shumë thelbësorë në këtë periudhë për të parë vazhdimësinë e shtatzanisë dhe kohën e lindjes.

Hipertensioni

Mund të shfaqet për herë të parë në tremujorin e tretë të shtatzënisë, shpesh pa simptoma. Një vlerë e tensionit 140/90 mund të jetë një zile alarmi.  Në këto raste është e nevojshme për të kryer disa teste, të tilla si testet e urinës dhe teste specifike të gjakut. Këshilla është monitorimi i presionit të gjakut gjatë shtatzënisë duke e matur atë shpesh.

Pre-eklampsi

Ka të bëjë me një mosfunksionim të placentës dhe karakterizohet nga hipertensioni arterial (presioni i lartë i gjakut). Mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë hipertensionin, obezitetin, diabetin dhe veshkat.  Ndër pasojat më të rrezikshme është që mund të ketë shkëputje të plaçentës.

HELLP Sindrome

Kjo është një formë e veçantë pre-eklampsisë që shfaqet në tremujorin e tretë të shtatzënisë ose në javët e para pas lindjes. Simptomat e kësaj sindrome janë dhimbje stomaku e thënë ndryshe “urthi”. Nëse nuk diagnostikohet në kohë, rreziku i dëmtimit të mëlçisë dhe komplikimeve të tjera rritet.