Komuna e Bogovinës, kohës së fundit po jep leksione se si duhet zhvilluar turizmi në rajon. Kjo komunë karakterizohet me vende turistike malore, që shfrytëzohen gjatë të të gjitha stinëve. Tani më edhe dimri do të jetë stinë që do vizitohet nga turistët e huaj apo vendor, ku Komuna e Bogovinës pas ndërtimit të vikend shtëpizave tani do fillojë ndërtimin e terrenit për skijim esktrem.

Sot kryetari i kësaj Komune Albon Xhemaili, ka postuar disa fotografi të disa turistëve të cilët e kanë vizituar vendin më turistik të kësaj Komune. Siç duket Komuna e Bogovinës po jep shembull të zhvillimit të turizmit.