Në hapësirat e Komunës së Çairit sot organizuam aksion për dhurimin e gjakut në bashkëpunim me Institutin e Transfuziologjisë dhe Kryqin e Kuq të Çairit. Në këtë aktivitet përveç të punësuarve të komunës, u inkuadruan edhe shumë mësimdhënës të shkollave komunale, sikurse edhe edukatore të çerdheve për fëmijë, por pjesëmarrës ishin edhe qytetarë të rastit të cilët në momentin e aksionit të dhurimit të gjakut u gjenden në hapësirat e Komunës. Dhurimi i gjakut shpëton jetë, andaj edhe pa hezitim gjithmonë Komuna e Çairit është pjesë e pandarë e këtyre aksioneve humanitare.