Votuesit e Komunës së Tetovës mundet që përsëri të voton për Listën e Këshilltarëve Komunal nëse më së voni deri me 31.03.2018 nuk zgjidhet kryesuesi i Këshillit Komunal.

Situata u komplikua pasiqë në fillim të dhjetorit 2017 koalicioni BDI-PDSH nuk ishte funksional dhe nuk u votua kandidati i PDSH-së Adnan Bilalli për kryetar Këshilli.

Gjatë ditës së djeshme, sipas informacioneve të portalit “tetova1” u prish kolaicioni ndërmjet BDI-së dhe PDSH-së në nivel lokal.

Dhe sot për ora 14:00 kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka thirur në takim të gjithë koordinatorët e partive politike që të gjejnë zgjidhje deri te premten. Në të kundërtën do shkohet në zgjedhje për listat e Këshilltarëve komunal.