Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Për shkak të punimeve ndërtimore në aksin rrugën R2235 ndërmjet digës Mavrovë dhe fshatit Mavrovë, me datë 13.09.2023. (e mërkure), qarkullimi do të ndalet në orën 09:00. – 16:00. Qarkullimet do të rikahëzohen përmes fshatit Bunec – f. Leunovë – f. Nikiforovo – f. Mavrovë.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.