Komunikatë për Media

Duke pasur parasysh specifikën me të cilën përballen votuesit shqiptarë në këtë komunë duke u shpërndarë në 4 subjekte politike dhe rreth një kandidati të pavarur, komuna e Bërvenicës, në zgjedhjet lokale të 15 Tetorit rrezikohet që të udhëhiqet nga parti politike maqedonase.

Sipas rezultateve të fundit të zgjedhjeve parlamentare në këtë komunë kanë votuar 3515 Shqiptar dhe 4309 Maqedonas, që nënkupton një diferencë prej afërsisht 800 vota në favor të etnitetit Maqedonas. Nëse kësaj ja shtojmë edhe 500 qytetar Maqedonas me të drejtë vote për këto zgjedhje dhe në anën tjetër zvogëlimin e trupit votues tek Shqiptarët si pasojë e migrimit në shtetet perendimore, proporcioni i kandidaturave 5:2 ( Shqiptar: Maqedonas) do të vëndoj në rrezik, duke mos aritur numrin e mjaftueshëm prej 2000 votave të ne nevojshme për të kaluar në raundin e dytë, që në raundin e parë të kemi dy kandidat të partive politike Maqedonase, VMRO DPMN-së dhe LSDM-së.

Me këtë rast, Aleanca për Shqiptarët dega e Bërvenicës lëshon këtë komunikatë përmes së cilës fton të gjitha partitë politike shqiptare në këtë komunë që të ulen në një tryezë të përbashkët bisedimesh për ti hapur rrugë konsensusit të mbrendshëm ndërpartiak për zgjedhjet lokale të 15 Tetorit. Vlerësojmë se, në këtë rast, për ne me rëndësi është kauza përshkak të ndasisë etnike që egziston.

Andaj edhe njëherë ftojmë të gjitha palët që të tejkalojnë vetëveten dhe bindjet e tyre politike, ti lënë mënjanë inatet grupore dhe politike, ti thërrasin arsyes dhe interesit të përgjithshëm qytetar e kombëtar dhe të ulen në tryezën e bisedimeve për të zgjedhur mënyrën më të mirë për përfaqësimin e qytetarëve të kësaj komune duke mundësuar që shqiptarët, si shumicë në këtë vend, të menaxhojnë edhe mëtutje me pushtetin lokal.

Aleanca për Shqiptarët – Bërvenicë
Departamenti për Informim