Komuniteti i Artistëve dhe Veprimtarëve Kulturorë pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, lajmin e këtyre ditëve se gjoja përkrahin dhe ngrenë iniciativën që Besiana Mehmedi të emërohet për sekretare shtetërore në Ministrinë e Kulturës, e vlerëson si një gënjeshtër të paskrupullt dhe një tentativë për manipulim nga ana e Besiana Mehmedit.

“Të indinjuar nga ky manipulim i radhës nga Besiana Mehmedi, kërkojmë që Gazeta Ekspres të kërkojë falje publike.Besiana Mehmedi punoi në Komisionin e Muzikës pranë Ministrisë së Kulturës për tre vite rresht dhe shkatërroi secilin projekt përveç atyre të të afërmve të saj. Me emërimin e anëtarit të ri në këtë komision, u trefishuan projektet shqiptare, si në numër ashtu dhe në vlera. Komuniteti i Artistëve dhe Veprimtarëve Shqiptarë pranë BDI-së, në ditët në vijim do të ndjekë me kujdes situatën dhe do të prononcohet me shkrim për të mos lejuar që dikush të manipulojë me emrin e tyre”, thuhet mes tjerash në komunikatën e tyre.Sipas tyre, Besiana Mehmedi, nëse ka aspirata për të marrë një post të këtillë në Ministrinë e Kulturës, nuk duhet të fshihet pas KAVSH-së, por le t’i shprehë hapur dëshirat para opinionit më të gjerë dhe përpara trupave që vendosin për ndarjen e posteve në ekzekutivin e ri të Maqedonisë.Shqipmedia