Vazhdojnë mbështetjet nga shqiptarët anembanë botës për liderit e LR-PDSH Ziadin Sela . Një përkrahje e tillë ka ardhur edhe nga Komuniteti Shqiptarë në Auatrali .

I nderuari deputet, i nderuari kryetar i LR-PDSH-së z.dr Ziadin Sela,
Si ç’do shqiptarë anë e mbanë globit ashtu edhe ne Shqiptarët e Australisë ishim tepër të trishtuar dhe thellë të shqetësuar nga ngjarjet e përgjakshme të 27 Prillit në Parlamentin e Maqedonisë.
Huliganët e egër u sollën në mënyrë më barbare dhe më ç’njerëzore që mund të egzistoj sot në shekullin e 21 në tempullin e lirisë ndaj një deputeti Shqiptar.
Por ata të pavetëdishëm sulmuan një Shqiptarë që kurr nuk vritet me grushta të fëlliqta.
Gjaku dhe trimëria juaj do të bëhet simbol mbarë kombëtar dhe jemi të sigurt se kjo nuk do të zbraps në rrugën e guximshme drejt vizionit tuaj kombëtar por për kundër do të na jep një kurajo të gjithë ne për të mbështetur ju në rrugën drejt fitores të së drejtave të Shqiptarëve në Maqedoni.
Jetojmë në një shoqëri dhe në një kontinet shumë demokratik, transparent dhe multikulturor dhe jemi thellë të bindur se dhuna nuk ka vend as në shoqërinë e Maqedonisë dhe e çmojmë qëndrimin paqëdashës dhe demokratik të Shqiptarëve që treguan dhe vazhdojnë të tregojn ndaj dhunës shoviniste.
Jemi krenar me ju që ju kemi një burr një lider kaq të madh dhe të guximshëm dhe keni përkrahjen tonë të parezervuar në çdo kohë.
Ju urojmë shërim sa më të shpejt dhe kthim në gjirin tuaj familjar por edhe në skenën politike atje ku ju takoni. Fol.mk