Mbrëmë opinioni publik mundi të dëgjojë në një intervistë për televezionin Alsat M, dëshminë e punonjësit të sigurimit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, z.Abdylfetah Alimi.
Ai tregonte për masakrën e 27 prillit,
rrëfimi i tij i ngjan ndonjë skene të ndonjë filmi tragjik…i tronditur ende nga pamjet rrëngjethëse që ka parë, ndalet herë pas here për të ndalur veten nga shpërthimi në lot, të cilët duket se janë mbledh në sytë e këtij burri tek rrëfen Orët e Tmerrit të cilat i perifrazon me shekuj. Tregon se si është ndihmuar dhe nga një grup i vogël njerëzish por të cilët kthehen në Heronj të Mëdhenj.
Në fakt ai dhe Kryetari i partisë tonë i kanë kanë qënë viktima të mundshme atë moment, Ziadin Sela se ishte në kufijtë e vdekjes nga dhuna barbare, e Fetahi se dhà besë për më e mbrojt me jetë!
Në fund të intervistës së tij ai thotë se ai ka bërë punën e tij. Atë punë të cilët nuk e bën 10- ra dhe 100-ra forca policore atë natë, duke lënë njerëz të pafajshëm e për më tepër deputetë e gazetarë, si qingjat në gojë të ujqëve!
Fetah, ti atë natë bëre detyrën tënde, jam shumë dakort me këtë, por është pikërisht ky akt që të shpall Hero! Faleminderit Fetah! Ti kërkove hallallëk e Ziadin Sela u besu se kish vdekur, por Zoti e dhà të shpëtonit të dy, dhe kundra çdo skenari të terroristëve dhe për zemrën mal të çdo shqiptari jeni gjallë, jeni gjallë për tu shkruar në faqet e historisë si heronjtë më të rinj shqiptarë, Heronjtë që mbetën në këmbë! Fol.mk