Nga Selim Ibraimi

Koncepti i kandidatit presidencial Blerim Reka , ‘shtet për të gjithë’ apo republikë- paraqet një ndër qasjet më moderne në politikën bashkëkohore të Ballkanit Perëndimor pas tërheqjes zyrtare të Moskës nga propaganda 10 vjeçare. Ky koncept parandalon përkeqësimin e raporteve shqiptaro-maqedonase dhe si i tillë është në shërbim të politikave të bllokimit të etnizimit apo replikimit të Bosnjës në Maqedoni. ShBA dhe BE duhet rrënjësisht ta ndryshojnë qëndrimin për sa u përket statusit të shqiptarëve dhe bërjes së Maqedonisë së Veriut shtet ligjor. Këtu presim një vështrim më real nga ambasadorja e re amerikane në Shkup dhe nga zyra e BE-së.Në të kundërtën ky rast nuk do të përsëritet dhe fragjiliteti ndëretnik do të rritet nga politikat qeveritare dhe presidenciale.