Sfidat e ardhshme të zhvillimit ekonomik dhe politikat ekonomike të Republikës së Maqedonisë” është tema e konferencës shkencore e cila sot dhe nesër do të mbahet në Ohër në organizim të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë dhe në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë.

Në konferencë është paralajmëruar fjalim i kryetarit të ASHAM, Taki Fiti, kryeministrit Zoran Zaev, zëvendëskryeministrit Koço Angjushev dhe kryetarit të Odës Ekonomike të Republikës së Maqedonisë, Branko Azeski.