Konfirmohet SUV i ri i Skodas [foto]

Revista e njohur britanike “Auto Express” sjell disa informacione të reja në lidhje me modelin SUV të kompanisë Skoda, i cili pritet të arrijë në vitin 2018.

Është konfirmuar fakti se konsumatorëve çek, sidomos atyre më të rinjve, do t’u ofrohet edhe SUV-i i ri i bazuar në modelin Fabia, i cili me të vërtetë do të jetë pak më i madh sesa vëllezërit e tij Seat Arona dhe Volkswagen Polo SUV.

Kjo do të thotë se Skoda, përveç Yetit të ri dhe SUV-it të madh Kodiaq, me Fabia SUV do të bëhet me SUV të tretë në gamën e vet.

Yeti i ri pritet të jetë më i madh se ai aktual, falë hapësirës së brendshme, transmeton Koha.net. Po ashtu edhe Fabia SUV pritet të jetë më i madh, më i gjerë dhe natyrisht më i lartë në krahasim me modelin standard Fabia.

Disa media më parë kanë përmendur se Fabia SUV mund të quhet Skoda Polar, si dhe se mund të jetë i gjatë rreth 4.15 metra.

Fabia SUV, sipas çekëve, do të jetë rival i drejtpërdrejtë i Nissan Juke, Peugeot 2008 dhe Renault Capur.

Skoda Polar, ndër të tjera, pritet të vijë me motorët e Volkswagenit me tre cilindra, marshin DSG dhe ndoshta me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, 4×4 (të paktën si opsion për zgjedhje).