Xherdan Shaqiri ka arritur ta shënoi edhe golin e tij të dytë me Stoke Cityn.

Ylli nga Kosova fillimisht realizoi në minutën e 26-të ndaj Hull Cityt një gol spektakolar nga largësia.

Por me të filluar pjesa e dytë, gjilanasi ka gjetur edhe njëherë rrjetën përballë Hull Cityt.

Aktualisht Stoke City po udhëheq 2-0 në udhëtim tek skuadra e Hullit falë dy golave nga reprezentuesi zviceran.