Ministri i MPB-së, Agim Nuihu i ftuar në në emisionin “Rruga Drejt”, ka konfirmuar informacionet sipas të cilave janë vjedhur dhe janë zhdukur inçizimet nga kamerat e sigurisë në Parlament nga dhuna e përgjakshme që ndodhi më 27 prill.

I pyetur nga moderatorja, nëse është e vërtetë se inçizimet nga kamerat e sigurisë janë marrë nga shërbimi sekret me qëllim që mos të zbulohet e vërteta për ngjarjet e 27 prillit.

Ministri Nuhiu ka thënë po, janë marrë nga dy punonjës nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim me urdhër të një eprori të lartë në këtij dikasteri, njofton tetovasot.

“Po është e vërtetë, dy punonjës të shërbimit sekret me urdhër nga një epror i lartë kanë marrë hardisqet nga kemerat e sigurisë. Por, MPB-ja ka siguruar hardisqet ndihmëse nga kamerat e sigurisë së Parlamentit.
Ne jemi në dijeni për dy punonjësit dhe i kemi identifikuar dhe ndaj tyre do të vijojnë edhe procedurat e mëtejshme penale”, theksoi Nuhiu.