Sot ka ndodhur një incident verbal në Butel në mes anëtarëve dhe aktivistëve politik të partive garuese në balotazh, përcjell Fol.

Pamje të postuar në rrjetet sociale janë bërë virale, ku shfaqen detajet e konfliktit, e cila fatmirësisht u pengua që të shndërrohet në konflikt fizik.

Sipas informacioneve të TV21, anëtarët e një partie, siç shihet në xhirim, së bashku me një person tjetër që dyshohet se është polic jashtë detyrës zyrtare, e kanë kërcënuar aktivistin e partisë tjetër dhe i njëjti ka dalë nga vendvotimi. /Fol/

https://www.youtube.com/watch?v=UZZAo1n3ZZ8