Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të udhëtojë sot për në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Lajmi është konfirmuar disa ditë më parë nga shefi i kabinetit të tij, Ilir Kërçeli përmes një postimi ne Facebook.

“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca me datën 17 Qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë”, shkroi ai.

Ndërkohë, Kërçeli e ka konfirmuar për Klankosova.tv se Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi e kanë pranuar vizitën e Konjufcës.