Ambasada e Federatës Ruse ka shpallur konkurs për pranimin e shtetasve të Republikës së Maqedonisë për të studiuar në institucionet e arsimit të lartë të Rusisë në vitin akademik 2017/2018, e cila është e hapur deri më 26 shkurt.

 

Qeveria ruse do tu sigurojë studentëve të regjistruar nga Maqedonia bursa dhe kushte tjera për studim dhe akomodim ashtu siç janë paraparë edhe për qytetarët rusë.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesë (Formular Aplikimi) fotografi me ngjyrë të mbyllur, të shkruar në rusisht ose anglisht. Dokumentet e nevojshme, aplikimi, si dhe informacione mbi të gjitha institucionet e arsimit të lartë shtetëror të Federatës Ruse që janë pjesë e programit janë në dispozicion në faqen e internetit, këtu.

Aplikimi duhet të plotësohet në mënyrë elektronike dhe dorëzohet bashkë me dokumentet e bashkangjitura në këtë vegëz. Të gjitha dokumentet duhet të kenë një përkthim në gjuhën ruse dhe të vërtetohen nga noteri.

Të gjithë kandidatët e rregullt do të ftohen për intervistë e cila do të mbahet më 27 shkurt në Qendrën ruse pranë universitetit ‘Kirili dhe Metodi’-Shkup. Kandidatët duhet të vijnë me dokumentet e dorëzuara origjinale.