Ushtria izraelite ka kryer 14 sulme ajrore dhe disa artilerike në më shumë lokacione në Rripin e Gazës.

Kabineti i Ministrisë palestineze të Punëve të Brendshme në Gazë njoftoi se forcat ajrore të ushtrisë izraelite gjatë 24 orëve të fundit kryen 14 sulme ajrore në Gazë në të cilat u plagosën të paktën tre palestinezë dhe u shkatërruan një pjesë e madhe e objekteve.

Lëvizja palestineze e rezistencës Hamas i bëri thirrje Izraelit që menjëherë të ndalë sulmet dhe e paralajmëroi se do të fillojë aksione rezistuese nëse sulmet izraelite vazhdojnë.

Paralelisht me këtë, ushtria izraelite arrestoi dy palestinezë në kufirin e Gazës. Ushtria izraelite dje kreu një varg sulmesh artilerike në Gazë, ndërsa zëdhënësi i forcave izraelite Peter Lerner deklaroi se sulmet izraelite në Gazë janë “përgjigje” të sulmit me raketë që dje në mëngjes u krye nga rajoni i Gazës në qytetin izraelit Ashkelon, raporton Anadolu Agency.

Asnjë nga grupet palestineze të Gazës deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulm me raketë që pretendohet si arsye për sulmet izraelite.