Para fillimit të seancës së sotme parlamentare, në të cilën duhej të rishikohet propozim buxheti për vitin 2018, janë konstatuar dorëheqjet e deputetëve Stevo Pendarovski, Vasko Kovaçeski dhe e ministrit pa resor në qeveri, Samka Ibraimovski, përcjell Fol.

Pas konstatimit të dorëheqjeve, kryeparlamentari, Talat Xhaferi e ka ndërprerë seancën, për të vazhduar në ora 13:30 deri kur Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet të paraqesë raportin se cilëve deputetë të ardhshëm do tu konfirmohet mandati. Në seancë nuk janë  të pranishëm deputetët e opozitës. /Fol/