Merrni një lugë çaji çdo mëngjes, është e gjitha që ju duhet për të parandaluar sëmundjet më të zakonshme kronike, transmeton “Zeri.info”.

Vaji i ullirit është konsideruar si një nga mrekullitë e natyrës për shkak të vlerave ushqyese dhe dobive që mbart. Sipas studimeve të ndryshme thuhet se një lugë gjelle vaj ulliri i papërpunuar në ditë mënjanon një sërë sëmundjesh, përmirëson lëkurën, flokët dhe të gjithë trupin. Ju mund të përdorni vajin e ullirit për sallatë, ose mund të gatuani gjëra të ndryshme me të, por të merrni një lugë çaji çdo mëngjes është e gjitha që ju duhet për të parandaluar sëmundjet më të zakonshme kronike, kancerin dhe sëmundjen Alzhajmer.

Hipokampus është një pjesë e trurit e cila kontrollon formimin, organizimin dhe ruajtjen e kujtimeve. Kjo është pjesa e parë që preket nga simptomat e sëmundjes Alzhajmer. Vaji i ullirit (bio) eliminon proteinat toksike duke parandaluar kështu të gjitha problemet me kujtesën. Shumë studime kanë vërtetuar se vaji i ullirit po e ngadalëson rritjen e tumoreve dhe kancerin e gjirit. Jo vetëm që po ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit, por ai gjithashtu mund të mbrojë ADN-në nga dëmi i shkaktuar nga qelizat e kancerit. Vaji i ullirit parandalon shfaqjen e sëmundjeve kronike, përmirëson sistemin imunitar dhe ndihmon në rënie peshe.