Zv Kryeministri për Euro – Integrime në RM z.Bujar Osmani i ftuar në emisionin Top Tema në Tv Tellma, foli për ngjarjet politike si dhe proceset eurointegruese të RM.

Ai me entuziazmin e tij më të madh fliste për integrimin dhe perspektivën euroatlantike, dhe përpjekjet e tija, madje duke ju referuar një konsensuzit politik duke apostrofuar gjitha partitë politike, duke përjashtuar Aleancën për Shqiptarët. Madje ai e ngriti lart edhe pozitën e presidentit Ivanov, të cilin gjatë kohë e ka kontestuar BDI si president i RM, poashtu edhe rolin e VMRO-DPMNE që duhet të jetë aktive dhe konstruktive ne proceset politike qe kane te bejne me eurointegrimet.

Bujar Osmani sillej ne ate debat si njeriu qe e do ma shumë në botë ta shoh Maqedoninë ne BE dhe NATO, ndersa i njejti ehe partia e tij BDI janë përgjegjëse njejtë si VMRO-DPMNE, për izolimin eurointegrues dhe ngulfatjen e cdo lloj shprese të qytetarëve për tu integruar ne BE dhe NATO.

Në çdo raport të Komisionit Evropian për Maqedoninë jane potencuar vërejtje serioze nga pushteti i kaluar BDI dhe VMRO, që ato vërejtje e kanë ngadalësuar procesin e integrimit në BE.
Në të gjitha raportet është kritikuar pushteti BDI-VMRO, për gjygjësi të kapur, për korrupcion, keqpërdorim të pozitave zyrtare të funksionarëve te VMRO-BDI, mosrealizimi i Marrëveshjes së Ohërit, fallsikim zgjedhor, presion ndaj mediavecdhe gazetarëve etj.

Ironia e Bujar Osmanit, bëhet me e madhe me kontraditë dhe sallto mortale, se në njërën anë tregon se qeveria dhe opozita duhet ti lënë agjendat e tyre partiake dhe të fokusohen në reforma, për të filluar vitin tjetër Maqedonia bisedimet për i integrim ne BE, dhe ne anën tjetër Bujar Osmani, tregon se BDI dhe cdo deputet e saj për momentin nuk paskan disponim ta votojnë Ministrin e Shëndetësisë nga Aleanca për Shqiptarët për arsyetimin banal ae na qenkan zemëruar nga akuzat e Ziadin Selës qe i ka bërë Ali Ahmetit për ngjarjet e 27 Prillit.

Imagjinoni ai me naivitetin e tij paralajmëron se BDI është e gatshme të krijojë krizë politike, dhe ngërç politik duke mis votuar nje ministër të ASH, a në të njejtën anë sillet si “herkulez” politik qe aq shumë don dhe punon per ta përshpejtuar procesin e intgrimit, duke llogaritur edhe ne ndihmen e presidentit Ivanov dhe të VMRO-së.