Mediat italiane raportuan sot se ish kreu i mafias Salvatore “Toto” Riina, vdiq sot në mëngjes nga problemet me zemrën dhe kancerin e veshkave, teksa vuante dënimin me 26 burgime të përjetshme për urdhërimin e më shumë se 150 vrasjeve.

Riina iste një nga shefat më të tmerrshëm të mafias siciliane dhe koht e fundit kishte qenë në koma pas përkeqësimit të gjendjes shëndetsore.

87 vjeçari ishte dënuar mes të tjerash për vrajet famëkeqe të gjykatësve anti-mafia Giovanni Falconi e Paolo Borsellino në 1992, si dhe për një fushatë terrori gati 20-vjeçare prej fundit të viteve 1970, kur mori kontrollin e grupit sicilian Cosa Nostra. Së fundi ai ka pranuar përgjegjsin për vrasjen Falconi, por jo vrasjen e zëvendësit të tij Borselino.
Në 2009, Riina, theu atë që njihet si kodi i heshtjes së Mafias duke pranuar krimet e tij, edhe pse është regjistruar të thoshte se nuk pendohet për asgjë.