Ministria e Kulturës sot ka njoftuar se në periudhën prej 1 shtatorit 2020 deri më 31 janar 2021, përshkak projekteve të parealizuara dhe dokumentacionit të parregullt finansiar, ka shlyer disa marrëveshje në vlerë të përgjithshme prej 70,776,722 denarë, gjegjësisht mbi 1 milion euro, informon Zhurnal.

Nga Ministria e Kulturës informojnë se po zbatohet revizion i brendshëm.

“Rezultatet nga revizioni, Ministria në mënyrë zyrtare i ka dërguar deri tek Sektori për inspektim finansiar në sektorin publik pranë Ministrisë së Financave, deri tek Policia Finansiare dhe Antikorrupsioni”, thuhet në kumtesë.

Në përputhje me konkluzionet e miratuara nga seanca e djeshme e Qeverisë, Ministria e Kulturës siç thuhet, nuk do t’i paguajë mjetet drejt shfrytëzuesve të tjerë deri në përfundim të kontrolleve finansiare, me qëllim mbrojtje të mjeteve buxhetore.

Të gjitha informatat do të kuptohen pas kontrolleve të kryera për çka më detajisht duhet të sqarohen organet që janë ftuar. Presim Policia Finansiare dhe Antikorrupsioni në afat sa më të shpejtë të veprojnë përshkak zbulimit të keqpërdorimeve eventuale”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.//Zhurnal.mk