Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev sot deklaroi se kontrolli i brendshëm në MPB ka vërtetuar se ka policë që nuk mbajnë pajisje mbrojtëse edhe pse kanë urdhër për të mbajtur.

“Si MPB së pari kishim tender për furnizimin e pajisjeve mbrojtëse. Në nivel ministria sollëm rregulla të posaçme për t’u mbrojtur nga Covid-19”, tha Çulev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se secili polic që del jashtë duhet të mbajë maskë dhe doreza mbrojtëse.

“Kontrolli i brendshëm doli në terren dhe tashmë kemi konstatuar se policë nuk kanë mbajtur pajisje mbrojtëse dhe ndaj tyre është ngritur procedurë disiplinore”, tha Çulev.