TV21 bën të ditur se disa ambasadorë të huaj sot ishin në takim me përfaqësues të lartë të LSDM-së në selinë partiake.

Ambasadorja e Gjermanisë, Cristine Althauser, ambasadori i Francës, Christian Thimonier, ambasadori i Holandës, Wouter Plomp, ai i Britanisë së Madhe, Charles Garrett si dhe përfaqësuesja e UNDP-së, Luisa Vinton, ishin pjesë e delegacionit të huaj në takimin me LSDM-në.

Tani për tani nuk ka shumë detaje për zhvillimin e takimit. Përfaqësuesit ndërkombëtarë të këtyre shteteve në Maqedoni, në vazhdimësi shprehin shqetësimin e tyre për thellimin e krizës politike, ata e dënuan dhunën në Kuvend, shprehën mbështetjen e tyre për kryeparlamentarin e ri, duke sugjeruar sa më shpejt të formohet Qeveria nga shumica parlamentare.