Ministri i Jashtëm gjerman përsërit qëndrimin e kancelares gjermane sa i takon korigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

“Ne jemi skeptikë dhe diskretë lidhur me këtë pikë. Kjo është një çështje që duhet të sqarohet dhe të zgjidhet në mënyrë të tillë që të mos shkaktohen probleme të tjera shtesë përveç atyre që janë” u shpreh ministri gjerman gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, këtu në Tiranë.