Nga Donika BAKIU
Korrupsioni bën që njerëzit ta humbim besimin në vend, dobëson demokracinë, pengon zhvillimin ekonomik dhe përkeqëson më tej pabarazinë, varfërinë, ndarjen sociale dhe krizën mjedisore.

Ekspozimi i korrupsionit dhe mbajtja e llogarive të të korruptuarve mund të ndodhë vetëm nëse kuptojmë mënyrën se si funksionon korrupsioni dhe sistemet që e mundësojnë atë. Korrupsioni mund të ndodhë kudo: në biznes, qeveri, gjykata, media dhe në shoqërinë civile, si dhe në të gjithë sektorët, nga shëndetësia dhe arsimi tek infrastruktura dhe sportet.

Korrupsioni mund të përfshijë cilindo: politikanë, zyrtarë qeveritarë, nëpunës publikë, njerëz të biznesit. Mbi të gjitha korrupsioni vret!