Përforcimi i bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit me njerëz mes institucioneve kompetente të Maqedonisë dhe Kosovës ishte tema e takimit të sotëm në Shkup të sekretares shtetërore të MPB Magdalena Nestorovska dhe ekipit qeveritar të Kosovës të udhëhequr nga zv.ministri i MPB-së Millan Radojeviq, përcjell Fol.

Nestorovdka dhe Radojeviq janë koordinatorë kombëtarë për luftë kundër trafikimit me njerëz. Qëllimi i takimit, nisma për bashkëpunim ndërinstitucional në luftën kundër trafikimit me njerëz, rezultati përfundimtar i të cilit planifikohet të jetë lidhja e Protokolli për bashkëpunim mes dy ministrive në këtë fushatë. /Fol/