Skuadra greke, AEK, ka luajtur mbrëmë kundër Ajaxit në kuadër të fazës së grupeve të Europa League.

E veçanta në këtë ndeshje ishte banderola “Kosova është Shqipëri”, që tifozët grekë e shpalosën në stadium.

Kjo pankartë nga tifozët e AEK-ut ishte kundërpërgjigje ndaj tifozëve të rivalit të tyre më madh, Olympiacosit, të cilët në ndeshjen kundër Arisit shpalosën një pankartë ku thuhej “Kosova është Serbi”.

Ndeshja në mes AEK-ut dhe Ajaxit përfundoi në barazim me rezultatin 1-1.