Kosova do të luajë sot ndeshjen e parë prej njohjes nga UEFA dhe FIFA.

Skuadra e Albert Bunjakit do të përballet në orën 20:00 me Ishujt Faroe në Frankfurt.

Trajneri i përfaqësueses kosovare e vlerëson këtë takim si të rëndësishëm në punën për të ndërtuar grupin që do të marrë pjesë në turnetë zyrtarë, por nuk përjashton dëshirën për ta fituar këtë miqësore.

Kosova po pret një përgjigje nga UEFA, se në cilin grup kualifikues të Kupës së Botës 2018 do të marrë pjesë.

Kosova pritet të luajë me një mesfushë të ngjeshur, ku në formacion do të gjejë vend edhe mbrojtësi i Skënderbeut, Bajram Jashanica.

Mungesa e madhe për Kosovën është Loret Sadiku.

Megjithatë në grup janë lojtarë të talentuar si Besar Halimi, Bersant Celina apo edhe ish – futbollisti i Skënderbeut, Bernard Berisha.