logo-compact
toggle search input
toggle main navigation
LAJMET
Vuçiq: E pamundur që Kosova të fitoj ulëse në OKB pa marrëveshje historike

31 dhjetor, 2017
Aleksandar Vuçiq
Aleksandar Vuçiq
Shpërndaje
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se “është e pamundshme”, që Kosova të fitoj ulëse në Kombet e Bashkuara, nëse “nuk arrijmë një lloj tjetër të marrëveshjes historike, me të cilën serbët do të ishin të kënaqur”.

Pa këtë marrëveshje, sipas tij është “absolutisht e papranueshme” që Kosova të ketë ulëse në OKB.

Mëtutje, në intervistën me rastin e Vitit të Ri për gazetën beogradase, Veçernje Novosti, presidenti Vuçiq ka theksuar se “nuk është optimist” se mund të arrihet marrëveshje me shqiptarët, duke vlerësuar se “gjasët për arritjen e marrëveshjes së pranuar nga të dy palët, mendoj se janë më pak se 5%” dhe se “pa fuqitë e mëdha kjo çështje është e pamundshme të zgjidhet”.

“Pavarësisht nga të gjitha, do të ishte çështje historike të arrjmë marrëveshje dhe pa konflikt”, tha Aleksandar Vuçiq.