Opozita lëshon sallën – Konjufca: Kalofshi mirë, pushime të këndshme

Deputetët nga AAK, LDK, dhe PDK kanë lëshuar sallën ku po mbahej seanca e fundit për sesionin pranveror të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, kryekuvendari Glauk Konjufca u ka uruar pushime të mira, deputetëve të opozitës.

“Kalofshi mirë, pushime të këndshme”, u ka thënë Konjufca deputetëve të PDK-së, ndërsa filluan të qeshurat në Kuvend.