Zëdhënësi i OBRM-PDUKM, Ivo Kotevski, ka folur ekskluzivisht për portalin Fol. I pyetur rreth asaj nëse është e vërtetë se Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqje apo jo, ai për Fol thotë se nuk e di në çfarë thirren ata që flasin për dorëheqjen e kryetarit Gruevski.

”Nuk e di në çfarë thirren. Nuk e di kush shkruan dhe çfarë shkruan. Ne si OBRM-PDUKM kur kemi diçka të kumtojmë, kryetari Gruevski e thotë në konferencë për media, atë çfarë ka për të thënë. Ka mundësi të thirren në këtë. Ju mund të shkruani për atë çka thotë Gruevski, mbetet ende ashtu. Tash të komentojmë spekulime, ne nuk i komentojmë. Prandaj duhet të dihet se në çka thirren dhe prej nga ky informacion”, ka deklaruar Kotevski për Fol.

Përndryshe, në media qarkullon informacioni, sipas burimeve jo-zyrtare, se Gruevski ka vendosur të jep dorëheqje. /Fol/

Gazetar: Emir Hamzai