Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias pas takimit me Nikolla Dimitrov ka folur me një fjalor ndryshe në dallim me marrëdhëniet Greqi-Maqedoni deri tani.

”Jemi takuar për një të ardhme të përbashkët mes dy shteteve. Jam shumë i lumtur që është realizuar ky takim. Do të bashkëpunojmë për gazsjellësin, për arsimin, policinë dhe diplomacinë tonë. Së bashku me Bullgarinë dhe Shqipërinë do të ulemi për të diskutuar për projekte të përbashkëta mes Maqedonisë dhe Greqisë, së bashku me ta. Si ministër i Punëve të Jashtëm jam i kënaqur për këtë takim pas disa vjetëve pa ndonjë takim. Deri tani nuk kemi pasur asnjë tentim për marrëdhënie fqinjësie.”

”Shumë afaristë janë të interesuar të zhvillojnë biznese të përbashkëta. Jam i lumtur se Maqedonia nuk ka pasur dënime nga Greqia në të kaluarën. Jemi për stabilitet mes dy shteteve. Jemi për pavarësi dhe ruajtje të integritetit dhe demokracisë në vend. Anëtarësimi juaj në NATO do të thotë lehtësim për ne si Greqi por edhe zhvillim të rajonit. Kjo kërkon që të punojmë së bashku për të eliminuar problemet e paqena.” tha mes tjerash Kotzias pas takimit me Nikolla Dimitrov.