Ministri grek i punëve të jashtme, Nikos Kotzias ka deklaruar se kolegët e tij të vendeve anëtare të BE-së kanë shprehur shqetësimet e tyre për zhvillimet në Shqipëri dhe Maqedoni.

 

Sipas AIM-së, Kotzias ka deklaruar se këto vende BE-në e shohin si burim financiar, ose si perspektivë për pjesëmarrje në një qendër të fuqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka shtuar se në vendet në veri të Greqisë duhet që patjetër të ketë proces demokratik funksional, perceptim demokratik për opozitën dhe për pakicat kombëtare./Telegrafi/