Derisa Labinot Gashi është duke publikuar vazhdimisht imazhe nga përgatitja e emisionit të tij, komentuesit gjejnë kohë të tallen me të.
 
Në një fotografi të postuar nga Labi në profilin e tij në Instagram, në të cilën shihet mysafirja e parë, një person i lë një mesazh ironik, shkruan lajmi.net.

Pasi e la televizionin 21, Labi po angazhohet të rifillojë emisionin e tij në televizionin KTV, ai ishte mysafir në shumë emisione.

Në njërin prej tyre ai la një fjalë e cila po përdoret për tu tallur me të, i ftuar në një televizion Labi tha “Unë kur e marr vendimin, e marr vendimin”.

E këtë gjë ia rikujtoi një komentues i cili e pyet: “Kur e merr vendimin, a e merr vendimin?”.