Ministri i punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, nesër përveç takimit me Ministrin e punëve të jashtme të Maqedonisë, do të realizojë takim edhe me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani.

“Në këtë takim do të bisedohet për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, në veçanti për mundësitë e reja për përparimin e marrëdhënieve bilaterale të cilat hapen falë klimës pozitive politike në rajon. Zëvendëskryeministri Osmani, ministrit Kotzias do t’ja prezantojë Planin 3-6-9, procesin e zbatimit të tij, si pjesë e detyrimeve nëpërmjet të cilave Maqedonia e kthen agjendën evropiane si prioritet i vendit. Temë tjetër do të jetë edhe vazhdimi i bashkëpunimit të suksesshëm në shfrytëzimin e fondeve IPA të dedikuara për bashkëpunim përtej kufirit vendor”, thuhet në kumtesën e Sekretariatit për çështje evropiane.