Shefi i diplomacisë greke, Kotzias pas përfundimit të takimit dhe konferencës për shtyp mes kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryeministrit grek, Aleksis Cipras ka thënë se duhet t’i jepet fund irredentizmit.

Siç njoftoi korrespondenti i AIM nga Greqia, Nikos Koxias ka thënë se me politikë të jashtme, qeveria greke i jep fund irredentizmit, por në postimi e tij në “Twitter” më shumë fokusohet në përdorimin e brendshëm, gjegjësisht në Greqi komentohet si sulm dhe kritikë ndaj opozitës së Demokracisë së Re.

“Me inercinë e tyre lejuan të ndërtohen “Aleksandëra të Madhenj irredentik”. Me politikën e jashtme i japim fund irredentizmit. Populli do të sheh dhe do të gjykojë. Kushtet krijohen me aktivitetin tonë, e jo me inercione të kota”, shkroi në “Twitter” shefi i diplomacisë greke.