Një vajzë shikonte e tmerruar pasi një kujdestare e torturonte mamanë e saj të moshuar, e cila po vuante nga një gjendje me të meta fizike dhe psikike, në filmime të kapura nga një kamerë sekrete.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e tmerruar Gina Owen pa nënën e saj 78-vjeçare, Sabina Marsden, duke u goditur, duke i bërtitur dhe duke ia larguar asaj batanijen.

Ajo ishte e mbushur me zemërim pas shikimit të “aktit të tmerrshëm” në telefonin e saj celular ndërsa ishte në punë.

Motra e Ginës, Mandy ishte larguar nga shtëpia në Kettering, Northamptonshire, vetëm 10 minuta më parë, kur ish-punonjësja e Mega Care, Stacey George, 46, filloi sulmin e saj tronditës.

Gina pa pamjet në punë dhe shkoi drejt shtëpisë.

Stacey u shkarkua nga Mega Care pasi sulmi doli në dritë dhe iu dha një paralajmërim nga Northamptonshire Police pasi kishte pranuar sulmin.