Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev thotë se nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski i janë transmetuar porosi se partitë si motra janë të zhgënjyera nga sjellja e partisë dhe kanë kërkuar ajo të thotë cila është alternativa që mund ta ofrojë. Porosia, siç sqaron ai në intervistën për 1TV, Nikollovskit i është thënë në konferencën për Ballkanin Perëndimor ku kanë marrë pjesë partitë e djathta të Evropës, si motra në Partinë Popullore Evropiane, ku ishte përfaqësaues VMRO-DPMNE-ja.

Sipas tij, është paradoksale që ka pasur përfaqësues të Demokracisë së Re nga Greqia, të cilat mendojnë se Cipras i ka dhënë gjithçka Zaevit, ndërsa VMRO-DPMNE në Maqedoni konsideron se Zaevi i ka dhënë gjithçka Ciprasit.

“Kjo është situatë paradoksale dhe tregon se kompromisi i arritur është më i miri që mund të arrihet”, thotë Kovaçev në intervistën për 1TV.