Fitorja e madhe e Fatmir Deharit në Uskanën shqiptare, ka qenë edhe në llupën e VMRO-së në vitin 2013. Frika e madhe, disa funskionarë të VMRO-së kanë bërë edhe plane tronditëse se si të pengohet votimi masiv i shqiptarëve në Kërçovë. Pas pesë viteve zbardhen edhe skenaret e zeza të ish Ministres së Brendshme, Gordana Jankullovskës dhe Ministrit të Transportit, Mile Janakievski për të penguar dy avion me mërgimtarë shqiptarë vetëm e vetëm që mos të votojnë në Kërçovë.

Me dëgjimin e “bombave” të papublikuara në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdoi gjykimi për lëndën e Prokurorisë Speciale “Titanik” e cila ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore. Në sallë të pranishëm ishin të gjithë të akuzuarit, mes të cilëve edhe Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska.

Pjesa më e madhe e “bombave” që janë dëgjuar sot kanë qenë nga data 24 mars 2013, ditën kur janë mbajtur zgjedhjet lokale në vend.

Janakieski ditën e zgjedhjeve ka biseduar edhe me Jankulloskën, të cilën e ka informuar se në orën 04:00 dhe 04:00 dy aeroplan me votues shqiptarë do të aterojnë në Ohër dhe i ka kërkuar mendim se si t’i ndalojnë që të votojnë.
“A t’i mbajmë në aeroport, t’i largojmë shkallët që të vonohen, ose të shkaktojmë ndonjë aksident komunikacioni që të mos mund të kalojnë makina”, e pyet Jankulloska, Mile Janakieskin./TS/